Një person anonim ka njoftuar përmes telefonit për vendosjen e një bombe në stacionin kryesor hekurudhor të Pragës dhe në 10 vende të tjera në tërë Republikën Çeke.
Këtë informacion e ka konfirmuar për agjencinë çeke të lajmeve, ČTK, zëdhënësja e policisë, Markéta Janovská.
Ajo nuk i ka përmendur vendet e tjera konkrete, në të cilat personi anonim ka thënë se ka vendosur bombat.
Sipas informatave të dhëna nga bashkia e qytetit dhe policia e Pragës, kërcënimi po ashtu i drejtohet edhe bashkisë së kryeqytetit çek, e po ashtu edhe udhëheqjes komunale të Jiqinit, stacionit dhe bashkisë së Pilsenit, Pardubicës, dhe një shkolle në këtë qytet.
Është dhënë urdhëri se njerëzit e pranishëm në këto lokacione të dyshuara të largohen, ndërsa në kohë të drekës janë anuluar të gjitha udhëtimet me tren.