-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Al-Khelaifi ia mbyll dyert Realit: Neymar nuk largohet nga PSG, loja e spanjollëve për transferimin e tij nuk na destabilizon

Më të lexuarat

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi hodhi shikime akuzuese ndaj spanjollëve për atë që ai percepton të jetë përpjekje për të “destabilizuar” klubin e tij duke lidhur Neymarin me një transferim te Real Madridi.

Gjigantët e Ligue 1 kanë shpenzuar 222 milionë euro në muajin gusht për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Neymarit në Barcelonë dhe ta sjellin atë në Paris.

Neymar ka shënuar 26 gola në 24 paraqitje për PSG, duke i udhëhequr ata në krye të tabelës në Ligue 1, Kupën e Francës, Kupën e Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, frustrimet e raportuara me partnerin e sulmit, Edinson Cavani, trajnerin Unai Emery dhe standardet e futbollit francez kanë shkaktuar raporte nga media me qendër në Madrid se Los Blancos mund ta bëjnë brazilianin subjektin e një transferimi tjetër që thyen rekordin botëror.

Al-Khelaifi hodhi poshtë çdo nocion që Neymar është i pakënaqur në Ligue 1 dhe deklaron se sulmuesi brazilian nuk do të largohet nga Parc des Princes.

Al Khelaifi duke prezantuar Neymarin pas blerjes nga Barcelona

“Neymar në Real? Ju keni parë sigurisht se ai ishte shumë i lumtur në fushë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për Canal +.

“Ai është shumë i lumtur në Paris dhe familja e tij është gjithashtu shumë”.

“Kemi një ndeshje të madhe kundër Realit që po vjen. Nëse është një përpjekje për të na destabilizuar? Ndoshta, por nuk mendojmë për këtë”.

“Neymar nuk do të largohet assesi në fund të sezonit”.

“Spanjollët filluan këtë lojë disa ditë para ndeshjes sonë me Realin, por ne nuk do të hyjmë në këtë lojë”, përfundoi presidenti i PSG-së

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit