Lideri i al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, në një video, e ka konfirmuar vrasjen e zëvendësit të tij, Abu Jahja al-Libi.
Raportet thonë se në këtë video incizim, Zavahiri e konfirmon se al-Libi ishte vrarë nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh në rajonin e Vaziristanit në Pakistan, në muajin qershor.
Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar al-Libin si një lider operacional dhe “menaxher i përgjithshëm” i al-Kaidës.
Al-Libi është njëri nga liderët më të lartë të al-Kaidës, që është vrarë në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër al-Kaidës, prej se komandot e marinës amerikane, vitin e kaluar e patën vrarë Osama bin Ladenin.