0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Al Jazeera: Vuçiq po e përdor Kosovën si karrem për opozitën në Serbi

Më të lexuarat

Pas shtatë vitesh të injorimit të kërkesave të opozitës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të hënën të flasë në Kuvendin e Serbisë për çështjen e Kosovës.

Siç shkruan Al Jazeera, një vendim i tillë ka hapur çështjen nëse ata, për të cilët shumë herë adresoi akuza dhe fyerjet më të rënda, opozitarët nga Lidhja për ndryshime, të cilët po e bojkotojnë punën e Kuvendit, do ta kafshojnë karremin dhe të kthehen në parlament.

Edhe pse tashmë ka paralajmëruar aplikimin e kundërmasave të Beogradit ndaj Prishtinës (si zakonisht nuk tha çfarë masash) në fillim të muajit korrik, menjëherë pas një takimi me Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, këtë herë në Paris, presidenti Vuçiq thotë se aktualisht në Serbi nuk ka tema më të rëndësishme sesa Kosova dhe për këtë arsye nuk i kupton arsyet pse një pjesë e opozitës nuk do të marrë pjesë në një seancë të Parlamentit serb ku ai do të flasë për Kosovën.

“Për çfarë mendoni të flisni nëse nuk do të bisedoni me përfaqësuesit më të lartë të shtetit rreth Kosovës. REM [Rregullatori i Mediave Elektronike] dhe Bujosheviqi [drejtori i RTS] për dikë janë më të rëndësishme sesa Kosova. Për mua nuk janë. Për mua, Parlamenti është një vend shumë i rëndësishëm, për ata duhet të jetë absolutisht vendi më i rëndësishëm, kurse në këtë moment nuk kemi temë më të rëndësishme sesa ajo për Kosovën”, vlerëson Vuçiq.

Deklarimeve të presidentit Vuçiqi i pari iu përgjigj lideri i partisë opozitare “Dveri”, Boshko Obradoviq, i cili tha se “mediat e lira dhe zgjedhjet e drejta, këto janë temat për të cilat mund të diskutohen në Parlament, por kur bëhet fjalë për seancë për Kosovën, presidentit serb i ka thënë se “askush që e konsideron veten opozitë nuk do të shkojë në atë seancë”.

“Gjithçka tregon se bëhet fjalë edhe për një ‘reality show’ të Aleksandar Vuçiqit dhe se kjo është një tjetër farsë që e poshtëron Parlamentin, siç ka ndodhur në shtatë vitet e fundit. Asnjëherë deri tash tema e Kosovës nuk ishte në agjendën e Kuvendit, përkundër kërkesave tona të shumta. Tani që opozita është jashtë Parlamentit, kur e bojkoton punën e Kuvendit, për shkak të krizës madhe politike në Serbi, tani ai kujtua për seancë për Kosovën “, tha Obradoviq.

Njësoj, si Obradoviq, vlerëson edhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kryetar i Partisë Socialdemokrate, i cili thotë se prania e opozitës serbe në seancën e Parlamentit të Serbisë, ku do të diskutohet për Kosovën do të ishte shfajësim i presidentit Aleksandar Vuçiq për politikën e tij shtatëvjeçare jo-transparente lidhur me Kosovën, largimin e dialogut në shoqëri për temat e rëndësishme dhe një pjesëmarrje në cirkun e tij. /telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit