0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Al-Jazeera blen televizionin amerikan të zv.presidentit Al Gore

Më të lexuarat

Televizioni Al-Jazeera, me seli në Katar, ka blerë kompaninë mediatike amerikane Current TV, të bashkëthemeluar nga ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Al Gore.

Kushtet e marrëveshjes për shitje nuk janë bërë të ditura.

Përmes një deklarate të përbashkët, Gore dhe partneri i tij, Joel Hyatt, kanë thënë se Al-Jazeera, sikurse edhe Current TV, “beson se faktet dhe e vërteta do të çojnë te të kuptuarit më mirë të botës”.

Kjo blerje mund të zgjerojë qasjen e Al-Jazeeras në SHBA. Current TV, i cili është përballur me shikueshmëri të vogël, është i disponueshëm në rreth 60 milionë shtëpi amerikane.

Disa raporte thonë se Al-Jazeera po shqyrton përdorimin e Current TV-së për të ndërtuar një kanal të ri amerikan.

Gore ka qenë nënpresident i Bill Clintonit në periudhën 1993-2001

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit