2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Al-Havarizmi musliman, sa i ka ndihmuar motorit kërkues „Google“?

Më të lexuarat

Si bën Google që të kërkojë të gjithë internetin në më pak se një sekondë? Për ta gjetur, ne duhet të kthehemi në kohën mesjetare të Qytetërimit islam.

I lindur në vitin 780, Muhammed ibn Musa el-Kuarizmi ishte një matematikan tepër i talentuar. Ai shpiku shumë nga parimet themelore për shkencën kompjuterike sot.

Google mbështetet në strategjitë komplekse të kërkimit, për të krahasuar termat e kërkimit tuaj nëpër miliona faqe. Këto strategji kërkimi njihen si algoritme dhe emërtohen sipas el-Kuarizmit. (Algorithm është nga algorismus, term mesjetar latin që është një përkthim i përafërt i emrit al-Khwarizmi.)

Ky nuk ishte kontributi i vetëm i al-Khawarizmit për shkencën dhe matematikën. Ai gjithashtu shpiku një sistem për balancimin e ekuacioneve matematikore.

Sot ne e quajmë këtë algjebër, nga fjala arabe që do të thotë ‘bashkimi i pjesëve të thyera’.

Në fakt, mund të keni vërejtur se shumë terma shkencorë fillojnë me ‘al’. Si algoritmi dhe algjebra, ne kemi alkali dhe alkimi. Epo, ‘al’ është nyja në arabisht – ekuivalenti i fjalës angleze ‘the’.

Lindja e Mesme ishte me të vërtetë në zemër të shkencës në periudhën mesjetare. Ishte përmes përkthimeve të dijetarëve që punonin në arabisht, që evropianët mësuan mënyra të reja për të bërë matematikë, kimi dhe astronomi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit