1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Akuza për përdorim të gazit vdekjeprurës në Siri

Më të lexuarat

Aktivistë të të drejtave të njeriut kanë akuzuar trupat qeveritare në Siri për përdorim të bombave me gaz vdekjeprurës në luftë kundër kryengritësve. Kërkohet ndihmë dhe mbledhje të dhënash për situatën.
Sipas raportimeve të opozitarëve në qytetin sirian, Homs kanë humbur jetën gjashtë kryengritës pas rënies në kontakt me një gaz pa erë e në formë tymi. Ky lloj gazi është përhapur pasi trupat qeveritare kanë hedhur gjatë luftimeve në rrugë disa lëndë plasëse. Sipas burimeve të kryengritësve bëhet fjalë për një gaz të papërdorur kurrë më parë. Kreu i zyrës së vëzhgimit të opozitës siriane, Rami Abdel Rahman i tha agjencisë së lajmeve AFP, “nuk e dimë nëse vërtet është një armë kimike, por nuk dimë gjithashtu nëse ky lloj gazi është i ndaluar apo jo në arenën ndërkombëtare.”

Konferencë donatorësh në Kuvajt
Aktivistë të të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dërgojë ekspertë për të ndihmuar të plagosurit dhe të për shqyrtuar situatën. Ata i kanë kërkuar Kryqit të Kuq të dërgojë urgjentisht mjekë në Homs. Pas paralajmërimit të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov drejtuar udhëheqjes siriane për mospërdorimin e armëve kimike dhe cilësimit se kjo do të ishte “vetëvrasje politike” ka reagime nga udhëheqja siriane. Presideni Bashar al-Asad ka bërë të ditur se nuk është urdhëruar përdorimi i armëve kimike.
Ndërkohë Emiri i Kuvajtit ka bërë të ditur se në fund ta janarit do të organizohet një konferencë donatorësh për popullin sirian. Ai i ka bërë të ditur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, se një konferencë e tillë mund të organizohet në Kuvajt me qëllim organizimin e ndihmave për popullin sirian, ka deklaruar sheiku Sabah al-Ahmad-Al Sabah të Hënën. Kombet e Bashkuara kanë drejtuar apelin e ndihmës për 750 milionë euro për të ndihmuar refugjatët sirianë./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit