Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitën e tij të parë si kryeministër ka zgjedhur ta bëjë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Pas marrjes së detyrës, që është planifikuar të ndodh në ora 11:00, Kurti do të bëj homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Pas kësaj, Kurti ka planifikuar gjithashtu të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000, në Mitrovicë.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 04.02.2020
Kryeministri Albin Kurti, do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
VENDI: Prekaz
KOHA: 12:15
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000.
VENDI: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Komuna e Mitrovicës.