Në opinion janë paraqitur emrat e parë të këshilltarëve të presidentit të ri të Maqedonisë, Stevo Pendarovski. Në mesin e tyre seriozisht përmendet edhe emri i Mersiha Smailoviq, grua me mbulesë nga Shkupi, aktiviste gjatë krizës se refugjatëve.
Si shef i kabinetit të presidentit të ri përmendet zëdhënësi aktual i qeverisë, Mile Boshnjakovski, kurse si këshilltarë përmenden edhe Viktor Dinovski dhe Ana Çupevska, transmeton. Pjesë e kabinetit do të jetë edhr ish gazetarja Katerina Canevska Arsovska.
Këshilltar i Pendarovskit do të jetë edhe Aleksandar Spasov, kurse për monentin nuk përmendet ndonjë këshilltar shqiptar.