1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Aktivistët sirianë duan rrëzimin e Assadit

Më të lexuarat

Gjatë samitit treditor të organizuar nga opozita siriane, që po mbahet në Stamboll, përfaqësues të kësaj opozite kanë folur për agjencinë e lajmeve Reuters për krizën në Siri.

“Ky regjim i presidentit Bashar al-Assad duhet të shkojë. E gjithë dhuna tregon se po vjen nga ky regjim, i cili është i përkushtuar ndaj të gjitha akteve mizore që kurrë nuk do të ndalen. Një fazë tranzicioni ka filluar dhe kjo është ajo që ne po e përjetojmë tani”, ka thënë Abdulbasset Sieda, lider i Këshillit Kombëtar opozitar të Sirisë.

Për Reuters ka folur edhe Ali Sadr al-Din al-Bayanuni, ish-lider i Vëllazërisë Myslimane të Sirisë, duke thënë se ata e kanë ditur se plani për armëpushim i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, do të dështonte, sepse Bashar al-Assadi nuk i mban premtimet që i jep.

Sipas tij, Assad vetëm po mundohet të blejë sa më shumë kohë e të vrasë sa më shumë njerëz. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit