Policia sot në mëngjes ka arrestuar 10 persona nga Shkupi, ndërsa një person tjetër po kërkohet, njofton “A1on”.
Urdhri për arrestim është dhënë nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e cila ka hapur hetim.
Të gjithë personat gjatë ditës priten që të dalin para gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup.
Për të arrestuarit Prokuroria kërkon paraburgim. Deri më tani nuk dihet se për cilët persona bëhet fjalë, ndërsa më shumë informacione priten gjatë ditës./tg