1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Aksident tragjik në Itali, vdes nga përplasja i riu shqiptar, rëndë e fejuara

Më të lexuarat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa, ku 28-vjeçari shqiptar së bashku me të fejuarën e tij amerikane 22 vjeçe ishin duke udhëtuar me makinë, shkruan SYRI.net.

Ka qenë ora 04:45 minuta kur ka ndodhur edhe përplasja e makinës me hekurat mbrojtës të rrugës. Shqiptari ka ndërruar jetë, ndërsa e fejuara e tij është në gjendje të rëndë.

Çifti ishte drejtuar për në një fshat në Bari, ku jetonin prindërit e djalit. Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit të rëndë, por është duke u hetuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit