0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Aksident në Rrugën e Kombit: Vdes këngëtarja shqiptare, lëndohet 32-vjeçari nga Ferizaj

Më të lexuarat

Vajza që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në hyrje të Kalimashit pasditen e së dielës ishte një këngëtare e muzikës popullore të Mirditës, Stela Gjoka

Ngjarja ndodhi në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Një mjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga vetë këngëtarja doli nga rruga dhe u përplas me barrierat.
Një nga pjesë e trafikndarëses depërtoi mespërmes makinës.
29 -vjeçarja nga Mirdita ndërroi jetë dy orë pas aksidentit, kurse 32 vjeçari nga Ferizaj i Kosovës ndodhet në spital.

Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti dhe pse dyshohet që paraprakisht makina ishte me shpejtësi dhe lagështira në rrugë.
Vajza 29-vjeçarje mirditore ishte një këngëtare e muzikës popullore.
Është gazetari dhe publicisti Gjergj Marku, ai i cili ka rrëfyer se sa shumë e donte Stela Mirditën dhe grupin artistik.

“Ne moshe fare te re, pas një aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, ndërroi jete këngëtarja Stela Gjoka. Mbaj mend qe me kërkoi te vinte qe nga Kosova për ne “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditën dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmën Turistike, ndaj atë dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte”– shkruan Marku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit