19.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime, dy të vdekur

Më të lexuarat

Në një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 05:35 minuta, në rrugën Ferizaj-Shtime, në dalje të fshatit Koshare, ku kanë humbur jetën dy persona.

Sipas Policisë se Kosovës aksidenti  ka ndodhur kur ngasësi i veturës “Audi”,  A.B.  (40 vjeçar), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt,  duke u përplasur në disa gurë skaj rruge. Me këtë rast vozitësi dhe pasagjeri  Y.B. (39 vjeçar), nga lëndimet e pësuara, kanë ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit  janë dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Sipas Policisë, me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit