4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Akrobacionet e Qeverisë

Më të lexuarat

Kryeministri Hashim Thaçi deri të hënën nuk e aprovoi dorëheqjen e Hajredin Kuçit. Në fakt, ai po synon ta kthejë atë në Qeveri duke e kthyer Kodin Penal pa nenet që cenojnë lirinë e medias. Partitë opozitare e konsiderojnë të pamoralshëm dhe të turpshëm kthimin eventual të Kuçit në ekzekutiv.
Ka vetëm pak ditë që kur ish-Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi doli publikisht për të deklaruar dorëheqjen nga këto dy poste të larta qeveritare.

Por qysh tani po diskutohet kthimi eventual i tij në postet, prej të cilave hoqi dorë vetë pasi Kuvendi miratoi nenet që cenojnë lirinë e medias.

Kuçi ka thënë se ka respektuar fjalën e dhënë, por asnjëherë nuk është shprehur qartazi se nuk do të kthehet në Qeveri.

Kryeministri Hasim Thaçi deri të hënën nuk e ka aprovuar dorëheqjen e zëvendësit të tij.

Ky i fundit, sipas një zyrtari të lartë në Qeveri, nuk është i interesuar që ta miratojë largimin e Kuçit nga kabineti qeveritar.

“Ai nuk është i interesuar ta ketë Kuçin larg qeverisjes, si duket po mundohet të gjejë mënyra për ta mbajtur në kabinet pas kthimit të Kodit”, ka thënë një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti, shkruan “Express”. /Telegrafi./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit