4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

AKR: E keqja e AAK-së nuk ka fund

Më të lexuarat

Dega e AKR-së në Gjakovë konsideron se sulmet e vazhdueshme ndaj punës dhe angazhimit të qeverisjes lokale nga dega e AAK-së po bëhen për të zbehur lajmet e mira dhe mundësive të reja që po i krijohen Komunës së Gjakovës.

Se e keqja juaj nuk ka fund tregon reagimi i fundit, i cili është përpiluar në mënyrë amatore duke e bërë të qartë tashmë se ky subjekt politik ka probleme serioze edhe me qëndrimin opozitar.
Pasi po i përcjellni emisionet dhe intervistat e Kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila, po shpresojmë se po ju rikujtohen të bëmat që latë pas, vlera e borxheve, skandalet që tashmë zyrtarisht po hetohen nga njesitë e krimeve ekonomike të Pejës, Prizrenit dhe Prishtinës e deri te Eulex-i dhe institucionet tjera të drejtësisë.

Sa herë që tentoni të hidhni pluhur për një punë efektive që po bën Komuna e Gjakovës, aq herë duhet të mendoheni për premtimet e rrejshme që ju ua keni bërë gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës, duke filluar projekte në vlerën prej 20 milion euro dhe duke i lënë ato të përgjysmuara.

Gjithashtu, si subjekt politik jeni përgjegjës për stafin e mbingarkuar në komunë, ku për 7 vite pushtet keni punësuar vetëm të afërm dhe shërbyes të subjektit tuaj, të cilët edhe sot i shantazhoni dhe i përdorni për shpifje politike.

Është për keqardhje që asnjëherë nuk jeni prononcuar mbi raportet e OJQ-ve për Komunën e Gjakovës, ku Drejtoria e Administratës ka marrë 100% vlerësim pozitiv, për faktin se ka ngritur efikasitetin e shërbimeve, ka realizuar digjitalizimin si dhe ka ngritur në masë të madhe nivelin e transparencës.

Në raport me besimin e Kryetares te Drejtorët e Qeverisjes Lokale, duhet të kuptoni një herë e mirë se mbeteni subjekti i fundit nga i cili kryetarja mund të marr këshilla dhe propozime, e aq më shumë mbeteni të fundit që mund të flisini për besimin, sepse atë e keni humbur me dëmet që jua keni shkaktuar qytetarëve të Gjakovës.

Konsiderojmë që përmes çdo reagimi që bëjmë ndaj komunikatave tuaja, njëkohësisht është e nevojshme që t’ju japim edhe njohuritë që ju mungojnë në masë. CHWB-ja ( e përfolur si OJQ e djalit të kryeprokurores) për informatën tuaj është organizatë e financuar nga Mbretëria e Suedisë e cila merret me trashëgiminë kulturore që në fakt, si AAK, keni dëshmuar se nuk dini ta mbroni, sidomos pasi dëmtuat “Çarshinë e Vjetër” dhe u akuzuat për shkelje të rënda.

300 metra rrugë në “Çarshinë e Vjetër” i keni zhveshur nga kalldërmi, pa planifikuar rregullimin.

Falë vullnetit të CHWB-së dhe fondacionit Behxhet Pacolli projekti ka arritur të realizohet dhe asaj pjese ti kthehet origjinaliteti që ju ia kishit humbur.
Në fund i propozojmë degës së AAK-së që të merr mësim ashtu siq po merr gjithë Kosova nga qeverisja lokale në Gjakovë dhe nga puna e Kryetares, Mimoza Kusari Lila.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit