3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

AKP tentoi ta lirojë Hotelin Victory, por u pengua nga Prokuroria e Shtetit

Më të lexuarat

Agjencia Kosovare e Privatizimit gjatë ditës së djeshme ka tentuar nëpërmjet një aksioni ta lirojë Hotelin Victory në Prishtinë, që menaxhohet tani e disa vite nga Bedri Selmani, që është njëri nga financuesit dhe njeri i afërt me PDK’së.

G.E ka mësuar se aksionin për lirimin e kësaj prone e ka penguar Prokuroria e Shtetit. Po ashtu mësohet se AKP këtë aksion do ta merr përsëri nesër. Rreth rastit nuk kanë pranuar të flasin as në AKP e as në Polici.
Përpjekja e vetme e Agjencisë së Privatizimit për të liruar nga uzurpimi Hotelin Victory, të Bedri Selmanit ka dështuar.

Aksionin për ta liruar këtë objekt po del ta kenë penguar vetë njerëzit e shtetit, më saktë Prokuroria e Shtetit.

“ Na kanë ardhur një ekip i Prokurorisë së Kosovës dhe kanë thënë që puna duhet të ndalet. Sipas tyre aksioni për ta liruar këtë pronë duhet të ndërpritet me arsyetimin se për këtë rast janë duke u bërë hetime”, kanë thënë për Express burime brenda AKP.
Mirëpo, këto burime kanë treguar për Express se AKP nuk ka hequr dorë nga ky aksion dhe nga lirimi i kësaj prone.

G.E ka kërkuar një sqarim për këtë rast edhe nga AKP, por nuk kanë pranuar të flasin. Derisa në Policinë e Kosovës kanë thënë se deri me tani nuk kanë asnjë informacion për këtë rast.

Bedri Selami nga paslufta e deri më tani ka shfrytëzuar përveç Hotelit Victory edhe pompat e derivateve “Ina Petrol” nën emrin e “Kosova Petrolit”.

Deri më tash AKP ka liruar disa pika të këtyre pompave duke lëshuar edhe me qira/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit