3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Akoma pa lindur kishte tumor

Më të lexuarat

 

I lindur në një maternitet në Skoci, Evan Wilson kishte një fryrje të pazakontë në stomak, që rezultatet treguan se ishte një hepatoblastoma, një formë e rrallë e kancerit të mëlçisë.

 

Ndonëse teorikisht nuk është i përjashtuar, zhvillimi i tumorit që në barkun e nënës është praktikisht i padëgjuar, ndonëse edhe raste të tjera të panjohura mund të kenë ekzistuar më parë.

 

Hepatoblastoma është një formë e rrallë tumori, e cila godet kryesisht grupmoshën 0-4 vjeç dhe prek mesatarisht 35 fëmijë në një milionë lindje.

 

Pas diagnostikimit me kancer, i sapolinduri iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje urgjente për të hequr një masë tumorale, përpara se të niste gjashtë muaj kurë kimioterapie, me seancën e parë që nisi kur ai ishte vetëm 12 ditësh.

 

Siç dëshmuan prindërit në një gazetë britanike, mjekët u desh të organizonin një takim shkencor me ekspertë të fushës, pasi asnjë onkolog nuk ishte në gjendje të përcaktonte se çfarë forme dhe mase kimioterapie duhet t’i nënshtrohej i mituri.

 

Aktualisht gjashtë muajsh, Wilson përfundoi seancat e tij të kimios dhe mjekët janë shprehur optimistë mbi mundësitë e kurimit të tij të plotë.

 

Ky rast, do të hyjë në histori si një rast unik në historinë e mjekësisë.


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit