0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Akifah Baxter, ish-krishtere, SH.B.A!

Më të lexuarat

Akifah Baxter, ish-krishtere, SH.B.A.
Konvertime December 25th, 2007

Duke shëtitur nëpër bibliotekë në kërkim të udhëzimit, Akifja gjeti një libër rreth Islamit.
Unë gjithmonë kam qenë e vetëdijshme për ekzistencën e Zotit. Gjithmonë e kam ndier këtë. Nganjëherë kjo ndjenjë ishte e largët dhe shpeshherë e kam injoruar atë. Por kurrë nuk e kam mohuar këtë njohuri. Sepse, gjatë tërë jetës sime unë kam qenë duke e kërkuar të vërtetën. Kam vizituar shumë kisha. Kam dëgjuar, jam lutur, kam biseduar me njerëz të besimeve të ndryshme. Dukej se gjithmonë kishte diçka që nuk ishte e drejtë; ndihej një çrregullim, sikur kishte diçka që mungonte. Kam dëgjuar shumë njerëz duke më thënë në të kaluarën: “Unë besoj në Zot, por nuk i përkas asnjë feje. Të gjithë më dukej se gabonin.” Kjo ishte pikërisht ndjenja ime, sidoqoftë, nuk dëshiroja që vetëm ta lëja apo ta pranoja. E dija se nëse Zoti ekziston atëherë Ai nuk do të na linte ashtu pa orientim ose në një version të shtrembëruar të së vërtetës. Duhej të ishte një plan, një “fe e vërtetë.” Unë vetëm duhej ta gjeja atë.
Kishat e ndryshme të krishtere ishin vendet ku unë e koncentrova kërkimin tim, thjesht sepse kjo ishte ajo në të cilën isha rritur dhe dukej të kishte diçka të vërtetë në disa prej mësimeve të tyre. Sidoqoftë, kishte shumë pikëpamje të ndryshme, shumë mësime kontradiktore në çështjet themelore si p.sh. si të falesh, kush do të shpëtojë dhe kush jo dhe çka duhej të bënte personi për të shpëtuar. Dukej shumë e ndërlikuar. Po ndjeja se isha afër dorëzimit. Sapo isha kthyer nga një kishë tjetër, pikëpamjet e të cilës për Zotin dhe qëllimin e ekzistencës sonë më irrituan plotësisht sepse e dija se ata ishin duke mësuar të pavërtetën.
Një ditë, endesha nëpër librari dhe shkova te sektori fetar. Derisa qëndroja duke vështruar koleksionin e madh të shumicës së librave të krishterë, më ra ndërmend të shoh nëse ata kishin diçka rreth Islamit. Në të vërtetë, unë nuk dija asgjë rreth Islamit dhe kur e mora librin e parë nuk më ngjalli kureshtje. Por unë u emocionova me atë që po lexoja. Njëra prej gjërave të para që më goditi mua ishte fjalia: “Nuk ka zot tjetër përveç Zotit,” Ai nuk ka ortak, dhe të gjitha lutjet dhe adhurimet i janë të drejtuara vetëm Atij. Kjo dukej shumë e thjeshtë, shumë e fuqishme, shumë e drejtpërdrejtë dhe më bëri shumë përshtypje. Kështu prej atëherë fillova të lexoj çdo gjë rreth Islamit.
Çdo gjë që e lexoja bënte përshtypje të madhe në mua. Ishte sikur papritmas të gjitha pjesët e këtij misteri ishin përshtatur në mënyrë të përsosur dhe një ide e pastër po dilte në shesh. Isha shumë e emocionuar, zemra më rrahte me shpejtësi sa herë që lexoja diçka rreth Islamit. Pastaj, kur e lexova Kur’anin, e ndjeva se isha me të vërtetë e bekuar që mund ta lexoja atë. E dija se ai kishte ardhur drejtpërdrejt nga Zoti përmes Pejgamberit të Tij (Allahu e lavdëroftë!), Kjo ishte ajo, e vërteta. Po ndjeja se gjithmonë kisha qenë muslimane por vetëm nuk e kisha ditur deri tani. Tani kur e kam filluar jetën sikur muslimane, kam ndjenjën e paqes dhe sigurisë duke e ditur se ajo çka jam duke e mësuar është e vërtetë e pastër dhe do të më afrojë te Zoti. Zoti më udhëzoftë!
Amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit