5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

AKI do të përfshihet në procesin e verifikimit të serbëve të veriu

Më të lexuarat

Agjencia Kosovare për Inteligjencë do të përfshihet në procesin e verifikimit të serbëve të veriut që do të aplikojnë për tu integruar në strukturat e sigurisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur sot, nënkryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Fadil Demaku i cili ka konfirmuar se inteligjenca kosovare ka informacion për të gjithë individët që deri dje kanë punuar në strukturat ilegale.

Pas përjashtimit të mundësisë që serbët e veriut të integrohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policia e Kosovës mbetet e vetmja adresë në të cilën pritet që përfaqësuesit e strukturave ilegale të Serbisë, të aplikojnë për t’u inkuadruar.

Por edhe këta qytetarë duhet t’i nënshtrohen procesit të verifikimit. E në këtë proces rol kyç do të ketë edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës, tha nënkryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Fadil Demaku, raportoi RTK.

“AKI-ja është e obliguar si institucion që të sjellë informacione paraprake për të gjithë njerëzit që tentojnë të futen në strukturat e sigurisë dhe natyrisht në kuadër të mandatit të saj bëhet edhe verifikimi i të gjithë njerëzve që dëshirojnë të kyçen”, tha Demaku.

Nga përfaqësues të Qeverisë është thënë se në Policinë e Kosovës, do të integrohen 150-200 qytetarë serb të veriut. Demaku ka theksuar se AKI ka informacione për gjithë ata zyrtarë serbë që kanë punuar për strukturat ilegale në veri.

Sot në këtë Komision ka raportuar shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj lidhur me implikimet që do t’i ketë marrëveshja e 19 Prillit Thaçi-Dacic në agjencinë që ai e udhëheqë. Ndërkaq Komisioni Parlamentar për Siguri do t’i dërgoj sot KFOR-it kërkesë për informacion lidhur me patrullimin e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, fshat ky i cili ndodhet brenda territorit të Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit