4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Akademiku malazez: Perandoria Osmane ka qenë njëra ndër perandoritë më tolerante në histori

Më të lexuarat

Evropa gjithnjë e më shumë po bindet se Perandoria Osmane ka qenë njëra ndër perandoritë më tolerante në historinë e njerëzimit, ka thënë akademiku i Malit të Zi, Sherbo Rastoder në një panel në Podgoricë.

 

Në një organizim të Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Podgoricë po mbahet paneli me temë diskutimi “Historia e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Turqisë”.

Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Turqisë kanë kaluar nga dashuria deri tek urrejtja. Islami nuk është imponuar me forcë ndërkaq marrëdhëniet kanë për bazë bashkëpunimin e gjatë tash pesë shekuj e gjatë kësaj periudhe ka pasur luftëra, marrëdhënie tregtare dhe bashkëpunim u tha në panel.

Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip, tha se Turqia feston sot (30 gusht 2018) 96-vjetorin e Ditës së Fitores dhe ditën e Forcave të Armatosura Turke. Ai nënvizoi se “para 96 vitesh populli dhe ushtria jonë kanë korrur fitore duke shkruar faqe të arta të historisë tonë”. Kjo forcë që kemi arritur na mundëson që të veprojmë fuqishëm me sfidat, me të cilat ballafaqohemi në ditët e sotme dhe kjo na mban të bashkuar,- veçoi ambasadori Galip. 

Koordinatori i TIKA-s për Malin e Zi Zoti Enver Resuloğulları, kujtoi 500 vitet e bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Turqisë. Ne dëshirojmë që përmes këtyre takimeve të tregojmë rrjedhën e zhvillimit të marrëdhënieve tona, e ekspertët e angazhuar në këtë panel do të rrëfejnë marrëdhëniet historike para dhe pas Kongresit të Berlinit si dhe ato pas shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi.

Akademiku dhe profesori në Universitetin e Malit të Zi, Sherbo Rastoder në fjalën e tij tha se për momentin në arkivat e Turqisë gjenden së paku 70.000 dokumente që kanë të bëjnë me Malin e Zi. Ai ka shtuar se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Turqisë kanë kaluar nga dashuria deri tek urrejtja. Gjatë kësaj periudhe ka pasur luftëra, bashkëpunim, marrëdhënie tregtare dhe ndërtime. Duke folur për praninë e Perandorisë Osmane në hapësirat e Malit të Zi u tha se Osmanlinjtë kanë ardhur nga mesi i shekullit 15-të. Të dhënat për Perandorinë Osmane janë të gjithëpërfshira dhe gjithnjë e më shumë në Evropë po dominon qëndrimi se Perandoria Osmane ka qenë njëra ndër perandoritë më tolerante të historisë së njerëzimit dhe ajo çfarë është me rëndësi është fakti se islami në këto troje nuk është imponuar me forcë. E them këtë veçoi akademiku Rastoder kur kemi para sysh polemikat intelektuale që zhvillohen dhe ku kërkohet përgjigja në atë nëse Evropa është ekskluzivisht kontinent i krishterë apo mund të kultivoj edhe trashëgimi islame. Paneli në temën “Historia e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Turqisë” vazhdon punimet edhe sot.

Për Zërin e Turqisë nga Podgorica Vera Alibegu Katana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit