-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Akademiku britanik kërkonte fotografitë e fëmijëve, dhe më pas i shantazhonte

Më të lexuarat

Akademiku britanik, doktor Matthew Falder, sot është dënuar me 32 vite burgim për shkak të pedofilisë dhe për atë se në forumet e “dark ueb” i postonte fotografitë komprometuese të viktimave të vetë dhe iu bënte shantazh.

Falder ka punuar si gjeofizikan në Universitetin e Birmingemit, ndërsa fotografitë i ka marrë prej viktimave duke u prezantuar si artiste në depresion nëpër forume dhe sajte të ndryshme, transmeton Reuters.

Më së shumti i ka bërë shantazh të miturve dhe fëmijëve. Ai i ofronte fëmijëve që prej fotografive të tyre të bëjë vepra artistike. I ka pranuar 137 vepra kriminale në dëm të 46 viktimave.

Pasi viktima i dërgonte fotografinë, Falder fillonte me shantazhe dhe kërcënime se fotografitë e tyre lakuriq do t’iu dërgojë miqve, punëdhënësve dhe familjeve të viktimave nëse nuk dërgojnë më tepër fotografi.

Më pas këto fotografi i postonte në forume në “dark ueb”, në pjesën e fshehtë të Internetit.

Agjencia Kombëtare Britanike për Luftë Kundër Krimit ka kumtuar se Falder ka shantazhuar rreth 300 fëmijë.

“Doktor Matthew Falder mendonte se nuk do të kapet. Nuk donte të ndalet, dëshironte që viktimat t’i bënte të poshtëruar, të pikëlluar dhe të dëshpëruar. Në fund, disave edhe ia ka shkatërruar jetën”, ka thënë shefi i operacioneve strategjike të Agjencisë Kombëtare Britanike për Luftë kundër Krimit, Mathew Long./Insajderi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit