1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Akademikët pohojnë se fëmijët lindin si besimtar në Zotin!

Më të lexuarat

Fëmijët janë ‘besimtarë të lindur” në Zotin dhe nuk kanë nevojë për indoktrinim(mësim të ideve fetare) fetar, sipas nje akademiku. 
Dr. Barrett thotë: ” Nëse do e hidhnim një grup të vogël fëmijësh në një ishull dhe ata të rriteshin vetveten,besoj se ata do të besonin në Zotin.”
 
Dr. Justin Barrett, i cili është hulumtues i lartë në Qendrën për Antropologji dhe Mendje në Universitetin e Oksfordit, pohon se njerëzit në moshë të re kanë një tendencë që të besojnë në një qenje Supreme sepse ata supozojnë se cdo gjë në këtë botë është e krijuar me një qëllim të caktuar. 
 
Ai thotë se fëmijët e vegjël kanë besim edhe atherë kur nuk i kanë mësuar familjarët apo nuk janë edukuar në shkolla për këte fushë. Ai gjithashtu shton se edhe po të ishin rritur këta fëmijë në një ishull të shkretë përsëri dotë besonin në Zotin. 
 
“Shumica e fakteve shkencore të mbledhura këto 10 vitet e fundit kanë treguar se ne formimin natyrorë të mendjes së fëmijës ndërtohen shumë më shumë gjëra se sa ne kemi menduar deri më tani. Këto gjëra përfshijnë edhe predispozitën e konsiderimit të botës natyrale si të dizajnuar dhe me një qëllim të caktuar nga një qenie inteligjente e cila qëndron pas këtij qëllimi.” U tha nga Justin Barret në programin e sotëm për Radion 4 BBC.
 
” Nëse do e hidhnim një grup të vogël fëmijësh në një ishull dhe ata të rritesnin vetveten,besoj se ata do të besonin në Zotin.”
 
Në një ligjëratë që do të mbahet të martën në Institutin Faradej të Universitetit të Kembrixhit, Barrett do të citojë eksperimentet psikologjike të bëra me fëmijat, të cilat ai thotë se tregojnë besimin instinktiv të fëmijëve se pothuajse çdo gjë është projektuar me një qëllim të caktuar. Në një studim, fëmijët e moshave gjashtë-shtatë vjeçar të cilët u pyetën se përse ka ekzistuar zogu i parë ata u përgjigjën ‘që të bëjnë muzikë të mirë’ dhe ‘sepse e bëjnë botën të duket më e bukur’.
 
Një tjetër eksperiment në fëmijët 12-muajsh, sugjeron se ata u surprizuan nga një film në të cilin një top rrokullisë qartazi krijon një grumbull me blloqe nga një grumbullim i çrregullt. Dr. Barrett tha se ka evidenca të cilat tregojnë se fëmijët me të arritur moshën 4-vjeçare, ata e kuptojnë se edhe pse disa objekte janë të bëra nga faktori njeri, bota natyrale punon ndryshe.
 
Ai shtoi se kjo nënkupton se fëmijët janë më të prirur të besojnë në ideologjinë e krijimit se sa në atë të evolucionit pa marrë parasysh se çfarë u mësojnë dhe u tregojnë prindërit apo mësuesit.
 
Dr. Barrett pretendon se antropologët kanë gjetur se në disa kultura fëmijët besojnë në Zotin edhe pse mësimet fetare u privohen atyre. 
 
“Mendjet e fëmijëve në kushte normale dhe natyrale zhvillohen në mënyrë të atillë që i bën të prirur të besojnë në krijimin hyjnor dhe në dizajnin inteligjent. Në anën tjetër, evolucioni është jo-natyrale për mendjen njerëzore; relativisht e vështirë për tu besuar.”/KOHAISLAME
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit