-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Akademia serbe thoshte se Kosova me lehtë zbrazet nga varfëria se nga trysnia

Më të lexuarat

Autori i dhjetëra librave dhe simpoziumeve shkencore nga fusha e historisë shqiptare Haki Bajrami duke ju referuar Memorandumit të Akademikeve serbë të vitit 1986 thotë se aty i është sugjeruar shtetit të tyre (Serbisë) që largimin e shqiptarëve nga Kosova të mos e synoj vetëm me mjetet të represionit, dhunës e trysnisë, por para se gjithash me formën e varfërisë 

  Historiani i njohur nga Kosova Haki Bajrami konsideron se ikja masive e shqiptarëve nga Kosova vije nga një prapaskenë e parapërgatitur dhe e sofistikuar. Sipas tij, gjeneza e kësaj mund të jetë përgatitur, organizuar dhe sponsorizuar në ‘kuzhinat’ e Beogradit.

“Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar dhe është angazhuar për zbrazjen e Kosovës për aq sa mundet nga shqiptarët.

Kështu ka ndodhur në vitin 1912, kështu ka ndodhur në 1914, pastaj pas luftës se parë botërore me 1918, gjashtë vite me vonë me 1924 kemi pasur përpjekje tjetër të Serbisë ta zbraz Kosovën dhe kjo ka vazhduar deri pas kohës së Aleksander Rankoviqit, përkatësisht deri në vitet 60’’ ka pohuar historiani Bajrami për emisionin ‘Diaspora’ të Televizionit Publik të Kosovës.

Bajrami ka potencuar se dokumenti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë nxjerr në pah një dimension jo shumë të njohur deri me tani.

“Akademiket serbë i patën sugjeruar shtetit të tyre që largimin e shqiptarëve nga Kosova të mos e synoj vetëm me mjetet të represionit, dhunës e trysnisë, por para se gjithash me formën e varfërisë.

Kjo Akademi dhe ketë Akademik konsideronin se shqiptarët nuk do të mund t’i rezistonin varfërisë, prandaj kërkonin masa që punësimi, shkollimi dhe avancimi i shqiptarëve të ndalej dhe kjo sipas akademikëve serbë do t’i hapte rrugën shpërnguljes se shqiptarëve”-ka potencuar mes tjerash Bajrami.

Ky i fundit ka kërkuar nga elita politike në Kosovë fokusim të energjisë në zhvillimin ekonomik të vendit, ngase, sipas tij, pavarësia politike forcohet duke arritur pavarësinë ekonomike dhe vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik qytetaret nuk do të bijën preh e migrimit dhe ndoshta realizimit të politikave të caktuara.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit