-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Akademia e Shkencave të Kosovës bën dallavere me tendera

Më të lexuarat

Akademia e Shkencave dhe e Arteve i hapë tenderët pa pasur vendim për formimin komisionit për hapjen e tyre, derisa për vlerësimin e ofertave të kompanive ka formuar një komision për tërë vitin. Ka raste kur edhe ka hapur tenderë të paplanifikuar, konstaton Komisioni Rregullativ i prokurimit Publik në një raport të përfunduar më 13 dhjetor 2013.

Tenderë pa planifikim, mos njoftim i kompanive të eliminuara nga gara, shënime procedurale të mbajtura keq, komisione të krijuara pa vendim. Janë këto vetëm disa nga shkeljet që ka bërë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) në tenderët publik të saj.

Departamenti i Mbikëqyrjes (DM) në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) ka hetuar 4 tenderë të ASHAK-ut dhe ka gjetur se tek të gjithë ka pasur shkelje. Tenderët në të cilët ka hetuar, për shkelje administrative, KR—ja në ASHAK janë “Mobile për nevojat e ASHAK-ut”, “Blerja e 12 kompjuterëve dhe e printerëve”, “Furnizim me tonerë te ndryshëm për nevojat e ASHAK-ut” dhe tenderi “Botimi i librit “Monografi” T. Emra”.

Në këta tenderë, DM i KRPP-së gjeti duke filluar nga mungesa e planit për ta bërë tenderin, siç është tek tenderi për blerjen e mobilieve, e deri te rasteve kur ASHAK nuk ka bërë njoftimin obligativ të kompanive të pa përgjegjshme dhe të pasuksesshme mbi eliminimin dhe arsyet e eliminimit të tyre andaj, që sipas konstatimeve të KRPP-së, Akademia “ka vepruar në kundërshtim me nenin 54.1 të Ligjit të Prokurimit Publik”.

KRP gjeti dhe se gjatë punës me tender AShAK nuk ka përdorur formularët standard të zyrtarizuar derisa në disa raste nuk ekziston vendimi për formimin e komisionit për hapjen e tenderëve.

AShAK, si duket ka vendosur që tenderët t’i kryej njëherë e mirë për tërë vitin, duke formuar një komision të vetëm për vlerësimin e krejt tenderëve, çka bie në kundërshtim me parimet e prokurimit publik.

Ky raport, me shkeljet e evidentuar është përfunduar më 13 dhjetor 2013, derisa Akademia e Shkencave dhe e Arteve nuk ka mohuar asnjë shkelje të gjetur nga KRPP-ja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit