3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Akademia amerikane e pediatrisë rekomandon synetinë

Më të lexuarat

Akademia amerikane e pediatrisë (AAP) ka publikuar udhëzimet e reja në të cilat thekson që dobitë shëndetësore të synetit të djemve janë më të mëdha se rreziku që e bart ai operacion, por nuk ka dhënë rekomandim universal rreth synetit duke thënë që vendimi përfundimtar u takon prindërve.

Udhëzimet e tilla janë dhënë për shkak të dëshmive shkencore të cilat tregojnë që syneti i djemve mund të reduktojë rrezikun nga infeksionet urinare, karcinoma e organit gjenital dhe sëmundjet e transmetueshme seksualisht, duke përfshirë HIV dhe HPV.

Edhe pse deklarata e AAP-së për synetin që nga vitit 1999 është mjaft neutrale, deklarata e re e publikuar në revistën profesionale “Pediatrics” mbështet këtë veprim mjekësor. Në të thuhet që dobitë shëndetësore të synetisë së djemve të sapolindur “arsyetojnë disponueshmërinë e kësaj procedure për familjet që e zgjedhin”.

“Ne nuk themi që duhet ta bëni këtë gjë”, ka thënë dr. Andrew Freedman, pediatër-urolog në qendrën mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles. “Nëse familja mendon që kjo është në interesin më të mirë për fëmijën, ne rekomandojmë që dobitë janë të mjaftueshme t’u ndihmojmë për ta bërë atë gjë.”

AAP po ashtu thekson që syneti i meshkujve nuk ka asnjë efekt negativ në funksionet seksuale dhe kënaqësinë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit