3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ajeti kuranor që ju ndihmon ta mposhtni pikëllimin

Më të lexuarat

A ndodh që problemet e jetës t’ju çojnë në depresion? A ju brengosin mendimet e errëta për të ardhmen? A ju mundon e kaluara dhe gjynahet që i keni bërë?

A ndjeni se jeni larg Allahut dhe se dielli nuk duket në horizont? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Shumica e njerëzve ndjehen kështu, sidomos në këtë kohë të sprovave dhe jostabilitetit ekonomik dhe pasigurisë së përgjithshme? Lajme të këqija na vijnë në çdo anë, ndërsa sprovat e ndryshme na kaplojnë neve dhe familjet tona. Edhe besimtarët janë njerëz, kanë brengat dhe dhimbjet e tyre.

Megjithatë, ata kanë ku të mbështeten në kohë krizash dhe sprovash. Shpëtimi është afër, vetëm duhet ta dimë nga Kush ta kërkojmë.
Duke folur nga përvoja personale, një ajet kuranor më ka ndihmuar tejmase në situata të vështira, atëherë kur mendoja se nuk ka shpëtim dhe kur shejtani më frikonte me gjithçka.

Fjala është për ajetin e mrekullueshëm i cili na njofton me Zotin tonë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer 53).

Vet thirrja me të cilën fillon ajeti kuranor: “O robërit e Mi”, është një temë ku mund të flitet dhe shkruhet shumë. A nuk e ndjemë se si Allahu me këto fjalë pikërisht na flet neve, sikur dëshiron të na tregoj se nuk jemi të harruar? O njeri, nuk je vetëm, tije krijesa më e dashur e Allahut.

Allahu i Madhërishëm nuk na quan vetëm robër, por robërit e Mi. Kjo është një nder edhe më i madh. Kur dikush na thotë: Ti je shoku im më i mirë, neve na vjen shumë mirë. Po si duhet të ndjehemi kur Allahu na quan robër të Tij? Vetëm kjo mjafton të na forcoj dhe të na jap shpresë për një të nesërme më të mirë.

O njeri, ti ke rëndësi tek Allahu, ti je rob i Tij. Ai të ka krijuar dhe Ai kujdeset gjithë jetën për ty.

Në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm në mënyrë të veçantë i thirr ata që kanë bërë shumë gjunahe dhe që e kanë harruar Krijuesin. U thotë se nuk duhet ta humbin shpresën në mëshirën e Allahut.

Asnjëherë nuk është vonë, o njeri. Çdo moment është një rast i ri të bëhesh njeri më i mirë dhe të pendohesh. Mos e lejo shejtanin tët frikoj dhe tët thotë se për ty nuk ka shpëtim. Mos u beso gënjeshtrave të shejtanit por fjalëve të Allahut: “Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.

Pjesa tjetër e ajetit vërtetë prek zemrën: “Vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet”. Ndaluni pak dhe mendoni për bukurinë e këtyre fjalëve që janë plotë optimizëm dhe plotë shpresë. Mendoni për këto fjalë dhe do të shihni se si brengat dhe pikëllimi largohen sikur bora në rrezet e diellit.

Megjithatë, paska shpresë për mua, nuk jam i harruar, qenkam i rëndësishëm për Allahun…” për këtë duhet të mendosh.

“Mëkatet e mia nuk janë më të mëdha se mëshira e Allahut dhe sado që jam larg, asnjëherë nuk është vonë t’i kthehem Allahut! Ai më pret dhe gëzohet me pendimin tim!” Kështu do ta ndjeni se tek ju lind një dëshirë e re dhe mezi prisni të bini në sexhde.

Shumë bukur e përshkruan këtë një evlija i gjeneratave të para: “Allahu im, Ti e din se nga gjithë njerëzit nëna ime është më e mëshirshme ndaj meje. Ndërsa unë e di se Ti je më i Mëshirshëm se nëna ime ndaj meje. Nëna im nuk e donë dënimin dhe humbjen time, e si ta duash Ti dënimin dhe humbjen time, ndërsa Ti je më i Mëshirshmi.”

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit