Amnesty International (AI) thotë se qindra romë, të cilët janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre në Beograd më 2012, nuk janë risistemuar, edhe pse Serbia ka pranuar fonde të Bashkimit Evropian për projektin.
Organizata për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, ka thënë përmes një deklarate se mbi 100 familje jetojnë në kushte të mjerueshme, pavarësisht se autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar se do t’iu sigurojnë atyre apartamente të reja, duke përdorur grantet e BE-së.
AI thotë se risistemimi është dashur të përfundojë në muajin shkurt, porse asnjë nga blloqet e reja të banimit nuk ka përfunduar.
Romët kanë qenë duke jetuar në një objekt jozyrtar në Beograd kur ata janë larguar me forcë, tre vjet më parë.
AI thotë se vetëm 10 nga 167 familje të planifikuara për risistemim u janë ofruar shtëpi të reja.
Të tjerat jetojnë në kontejnerë, larg shkollave dhe mundësive të punësimit, thotë AI.kohaislame