-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

AI: Greqia raciste

Më të lexuarat

Amnesty International ka vënë alarmin në lidhje me arrestimet masive të emigrantëve të paligjshëm në Greqi, ditët e fundit gjatë operacionit “Xenios Zeus”. Raportet e AI kanë të bëjnë me më se 7 500 shtetas të huaj që u kapën në Athinë gjatë javës së kaluar.

”Autoritetet policore greke duhet të ndalojnë shtypjen masive të emigrantëve të parregullt dhe t’iu lejojnë qasjen efektive në procedurat e azilit, atyre të cilët kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, vëren Amnesty, në një deklaratë.

“Greqia ka të drejtën për të kontrolluar imigracionin, por nuk ka të drejtë t’i trajtojë njerëzit si kriminelë në rrugë, vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre” tha Gezerca Tigkani, Zëvendësdrejtore e Programit për Evropën Qendrore dhe Azinë.

Amnesty International është e shqetësuar se një aksion i njëanshëm dhe diskriminues si ky i fundit, do të nxisë sulme të mëtejshme ksenofobe në vend.

Duke cituar prova të Policisë greke, Amnesty International, thotë se rreth 2 000 emigrantë janë gjetur pa dokumenta dhe janë arrestuar. Njerëzit, sipas deklaratës, janë mbajtur në kushte mbipopullimi në stacione të policisë në Athinë dhe të tjerët në pjesën veriore të Greqisë, në ndërtesat që përdoren si qendra paraburgimi.

Anëtarët e delegacionit të Amnesty International vizituan 6 objekte të paraburgimit në Athinë, dhe vërejtën se në 4 prej tyre kishte probleme, ndërsa në 2 të tjera kushtet ishin çnjerëzore dhe degraduese.

Amnisty thotë se kur shtetasit e huaj në Greqi përpiqen për të hyrë në procedurat e azilit, shpesh përballen me pengesa serioze dhe vetëm një numër i vogël kërkesash regjistrohen nga autoritetet çdo javë.

Javën e kaluar 4500 forca policore greke nisën një operacion të gjerë në Athinë e deri në kufi me Turqinë për të penguar emigrantët klandestinë që hyjnë nga Turqia e që në më të shumtën e rasteve mbeten në Greqi, në pritje për të hyre në vendet e tjera të BE./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit