3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

AI: Civilët e Alepos përjetojnë dhunë të tmerrshme

Më të lexuarat

Organizata Amnesty International thotë se civilët e qytetit Alepo në Siri “po përjetojnë një nivel të tmerrshëm të dhunës”, derisa po zhvillohet beteja ndërmjet forcave të qeverisë dhe kryengritësve.

Në raportin e publikuar sot, kjo organizatë më së tepërmi i fajëson forcat qeveritare për viktima civile. pasi këto forca kanë përdorë “armatime precize, siç janë predhat dhe mortajat artilerike”.

Sipas raportit, forcat kryengritëse “derisa në masë të madhe luftojnë me armatim të lehtë me rreze të shkurtër veprimi”, poashtu kanë shkaktuar viktima civile në Alepo.
Amnesty International thotë se në qytetin Alepo është shumë e rrezikshme dalja për të të gjetur bukë ose ujë, pasi banorët, shumica prej tyre fëmijë, janë vrarë derisa kanë pritur në radhë për furnizim me artikuj themelor.
“Për shumë njerëz atje thjeshtë askund nuk ka siguri dhe familjet jetojnë në frikë nga sulmi i ardhshëm”./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit