1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

AI: Autoritetet egjiptiane u përpoqën të fshehin lajmet e vrasjeve të protestuesëve

Më të lexuarat

Amnesty International akuzon autoritetet egjiptiane të cilat kanë tentuar të fshehin të dhënat për incidentet e protestës së javës së kaluar, me rastin e përkujtimit të përvjetorit të katërt të revolucionit të 25 janarit, ku u vranë më shumë se 20 persona.

Nga Amnesty International argumentojnë se posedojnë prova të mjaftueshme dhe se më herët kanë deklaruar se në protestat e 23-26 janarit të këtij viti në Egjipt janë vranë të paktën 27 persona.

 

Në deklaratë thuhet se prokurorët egjiptianë kanë kërcënuar dëshmitarët e incidenteve me arrestime, ndërsa forcat e sigurisë mbajtën më shumë se 500 demonstrues nëpër qendra jozyrtare, përfshirë dy invalidë dhe disa të mitur.

 

Zëvendës Drejtoresha e Amnesty International për lindjen e mesme dhe Afrikën e veriut, Hassiba Hadj Sahraoui pretendon se ka prova që zyrtarët egjiptianë jo vetëm që përdorën forcë të tepruar dhe të panevojshme, por edhe punuan për fshehjen e dhunës së kryer nga forcat e sigurisë.

 

Duke kujtuar edhe shpërthimet e fundit në rajonin e Sinait, Sahranoui tha se në Egjipt ka shumë indikacione që tregojnë se ekzistojnë kërcënime për sigurinë.

 

“Në periudhën kur zyrtarët egjiptianë duhet të angazhohen në forcimin e sigurisë, ata shkelin të drejtat e njeriut dhe nuk respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare. Çdo person ka të drejtën e protestave paqësore dhe të shprehin mendimet e tyre, dhe për këtë nuk duhet të arrestohen ose të bëhen viktima të dhunës së aparatit shtetëror”, tha Sahranoui.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit