0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ahtisaari: S’ka status special për veriun

Më të lexuarat

Hartuesi i Planit të pavarësisë së Kosovës, presidenti Martti Ahtisaari, një intervistë për “Vesti”, shuan ëndrrat e serbëve se do të ketë ndryshim të kufijve, “sepse për diçka të tillë është pajtuar edhe Këshilli i Sigurimit”.

Ai gjithashtu potencon se nuk do të ketë ndryshim të planit të tij, as status special për veriun, duke thënë se Beogradi qysh në fillim të vitit 2006 e ka ditur se më nuk do të ketë kompetenca mbi Kosovën.

Presidenti Ahtisaari, duke folur për planin e tij, thotë se ai garanton mbrojtjen më të mirë të mundshme të pakicave në Kosovë, veçmas asaj serbe.

“Nuk është faji te plani, por te qëndrimet e njerëzve. Të gjithë duhet të ndryshojnë. Jo vetëm politikanët, por edhe qytetarët e thjeshtë, shqiptarët dhe serbët. Për këtë duhet kohë…”.

Lidhur me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Ahtisaari thotë se “në vend të fjalëve për bisedime, sugjeroj që të zbatojnë marrëveshjet e arritura”.

Asnjë vend nuk mund as të mendojë që të hyjë në Bashkimin Evropian në qoftë se ka probleme të brendshme ose probleme me fqinjët.

Ahtisaari mohon mundësinë e hapjes së negociatave lidhur me çështjen e kufijve, duke thënë se Këshilli i Sigurimit i ka pranuar kufijtë ekzistues.

Ai i porosit serbët që në vend se të kërkojnë plan të ri, të punojnë në bazat e planit ekzistues, e të mos shkaktojnë probleme. “Kjo nuk do t’ju ndihmojë në qëllimet për anëtarësim në BE”.

Ahtisaari është kategorik se plani ekzistues nuk mund të ndryshohet, në mënyrë që veriut t’i jepet status special.

Presidenti Ahtisaari thotë se nuk ndjehet keq që sipas planit të tij Serbia e ka humbur ndikimin ndaj serbëve në Kosovë.

“Dy vendet janë të pavarura dhe në këtë mënyrë duhet të sillen në mes veti. Nuk duhet harruar historinë, se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Kur ndodhen disa zhvillime të caktuara, Serbia ka humbur të drejtën që të qeverisë me Kosovën. Kjo është thënë qartë, edhe plani im është i qartë lidhur me këtë.

Ai porosit Serbinë se duhet ta ketë të qartë se nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në qoftë se do të shkaktojë probleme, qoftë të brendshme apo të jashtme.

“Marrëdhëniet duhet të normalizohen, pavarësisht nga ajo që ka ndodhur në të kaluar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndër të tjera Serbia nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës”, tha Ahtisaari, duke besuar se një ditë të dy vendet do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit