5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Ahtisaari kërcënon me pushkë zbrazur”

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica ka vlerësuar sot se deklarata e ish të dërguarit të KB në Kosovë, Marty Atissari se Serbia nuk duhet të hyjë në BE derisa ta njohë Kosovën, ngjanë sikur kërcënim me pushkë zbrazur.

Në një deklaratë të dorëzuar në agjencinë Beta, e që e transmeton koha, Koshtunica ka vlerësuar se Kushtetuta e Serbisë është “digë e patejkalueshme“ për pavarësinë e Kosovës, dhe nuk duhet as të mendohet që kushtetuta të ndryshohet derisa tërësia e vendit është e rrezikuar.
“Në çastin e duhur më 2007 siguruam që KS i KB të hedh planin e Ahtisaarit, dhe me kurrfarë shantazhesh të ndërkohshme nuk mund të ngjallet projekti i Ahtisaarit që Serbia ta njoh Kosovën”, tha Koshtunica./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit