1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ahmeti nuk harxhon më para për iftare

Më të lexuarat

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka vendosur që të shmang organizimet e iftareve tradicionale me funksionarët dhe strukturat partiake, dhe në vend të kësaj, të gjitha mjetet financiare për këto qëllime do të dhurohen për ndihmë të familjeve të varfëra.
“Duke pasur parasysh nevojat e patjetërsueshme të shtresave sociale të shoqërisë, sidomos në këtë muaj të bekuar, Muajin e Ramazanit, kur vjen në shprehje të plotë ndjenja e solidaritetit, Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek anëtarët dhe simpatizantët e vet që të braktisin organizimin e iftareve të përbashkëta luksoze dhe të begatshme, në mënyrë që mjetet e planifikuar t’i riorientojnë për qëllime humanitare”, thuhet në një vendim të kësaj partie.

Sipas kësaj partie, vendimi i Ahmetit është që sivjet, në vend që për iftar, të cilin e shtron tradicionalisht për funksionarët e vet më të lartë, mjetet e dedikuara për këtë qëllim do t’i destinojë për arsimimin e studentëve dhe nxënësve të familjeve ekonomikisht të rrezikuara.

“Organizimi i iftareve solemne dhe të begatshme u shndërrua në një dukuri që po na largon nga qëllimet tona sociale-altruiste, që janë thellë të ngulitura edhe në strukturën religjioze të fesë Islame. Ky hap u ndërmor nga shkaku se arsimi mbetet imperativ në këto synime hyjnore. Përvetësimi i dijenisë është obligim i secilit besimtar, mashkull apo femër, thuhet në traditën tonë shpirtërore. Ai që ka përvetësuar dijeni ka fituar një pasuri të madhe. Me investim në kuadro të reja që janë dhënë pas diturisë, e të cilët nuk kanë mundësi materiale për këtë, jemi thellë të bindur se bëjmë një hap për të fituar mëshirën dhe mirëqenien nga i Madhërishmi në këto ditë të ndritura të Ramazanit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit