1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ahmeti, Gruevski e Mijalkov duhet të burgosen (Video)

Më të lexuarat

I ftuari në emisionin Rrokum Roll, me Fidan Jupollin, drejtori i Televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu, tha se ngjarjet në Kumanovë janë një lojë e fëlliqte e kryeministrit Gruevski, dajës së tij shefit të sigurimit Sasa Mijalkov dhe liderit shqiptar të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Këso lojërash në Ballkan janë luajt dhe gjithmonë kanë qenë të përgjakshme”, tha Haxhiu.
 
Haxhiu për Ali Ahmetin tha se ai po sillet me papërgjegjësi dhe është shndërruar në një lolo.
 
“ Ahmeti është krejt i padijshëm, nuk ka lidhje me politikën. Ahmeti po merret vetëm me dele… Ai kohën e kalon me dele… këtë preokupim e ka”, tha Haxhiu.
 
Ne pyetjen pse u deshtë me u kallë Kumanova, Baton Haxhiu tha, se lideri i opozitës ka pasë me shpalos përgjimin e radhës që zbulon fakte akuzuese për qeverinë e Gruevskit dhe të Ali Ahmetit.
 
“Janë ngjarjet e njohura të liqeni, ku akuzohen shqiptarët për vrasje të pesë maqedonasve të ri. Është rasti i njohur ‘Monstra’. Me qenë se pritet që kjo ‘bombë’ e radhës e Zoran Zaev ka për të implikuar qeverinë e Gruevskit, Mijalkovit dhe Ahmetit, atëherë është mirë që destabilizimi i Maqedonisë me shty dhe me minimizue këtë rast”, tha Haxhiu.
 
Haxhiu tha se treshi: Gruevski, Mijalkov dhe Ahmeti e kanë vendin ne burg.
 
“Njeriu qe nuk shkon me i mbrojt qytetaret e vet, po angazhohet veç me i nxjerr prej aty tre luftëtarë që me gjasë vet i ka çue atje me kallë luftë” , tha Haxhiu dhe e bën Ahmetin bashkëfajtore me Gruevskin e Mijalkovin. /Telegrafi/

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit