9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ahmeti: Dikush ka me dhënë përgjegjësi për Astrit Deharin

Më të lexuarat

Dikush do të jap përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se fajtorët e vdekjës së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, do të japin përgjegjësi për rastin në fjalë.

Astrit Dehari vdiq sot pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në të cilën po qëndronte prej 68 ditësh.

Ahmeti e ka cilësuar si “njeri të mirë e të palodhshëm” Astrit Deharin.

“Dikush ka me dhënë përgjegjësi, por sonte mendja më shkon vetëm te familja e Astritit e shpresoj se disi e gjejnë fuqinë të mbahen duke qenë krenar se kanë rritur fëmijë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Një sulm mbi Kuvendin e Kosovës, u krye në muajin gusht me armë zjarri duke shkaktuar dëme materiale. Javë më vonë Policia e Kosovës arrestoi gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer vepër penale të sulmit mbi objektin zyrtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit