9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ahmadinexhad shkarkoi të vetmen ministre të qeverisë

Më të lexuarat

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka shkarkuar sot të vetmen ministre në kabinetin e tij, ministren e Shëndetësisë, Merzijeh Vahid Dasterxherdiev, njoftoi televizioni shtetëror iranian. na televizija Irana.

Dastxherdiev, me profesion gjinekologe, ishte ministrja e parë iraniane që nga “revolucioni” islamik i ajatollahëve në vitin 1979, transmeton agjencia Reuters.

Para jo shumë kohësh, kjo ministre kritikoi pushtetin për mungesë të disa ilaçeve më të nevojshme për kancer, sklerozë, sëmundje gjaku dhe sëmundje tjera serioze. Ajo pos tjerash, pati thënë që nga 2.4 miliardë dollarë të planifikuar për ilaçe në vitin 2012, deri tashti janë paguar vetëm një e katërta e këtyre mjeteve dhe shtoi se ajo nuk di se ku është pjesa tjetër më e madhe e këtyre mjeteve të destinuara për furnizim me ilaçe. Ajo pati shtuar që ka dëgjuar që me dollarë të subvencionuar paguhet importi i automjeteve luksoze.

Irani prodhon vet 97 për qind të ilaçeve që përdoren në këtë vend, por shumë elemente përbërëse të atyre ilaçeve importohen.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit