2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

AHMADINEXHAD PASARDHËS I HITLERIT

Më të lexuarat

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka dënuar sot ashpër deklaratën e fundit të Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad kundër ekzistencës së Izraelit.

Nëpërmjet një deklarate, kreu i qeverisë shqiptare thekson se Ahmedinexhad përbën një kërcënim real për paqen në Lindjen e Mesme, ndërsa e quan atë një pasardhës të Hitlerit, për mënyrën si I përçmon hebrenjtë.

“Me deklaraten e tij të fundit se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmedinaxhad dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qendrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre. Me këto qendrime, Ahmedinexhad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën”, thuhet në deklaratën e Berishës.

erisha thekson më tej se “Deklaratat naziste e paranojake të Ahmedinexhad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me cdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit