-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

AGPK: Gazetarët, nesër në protestë

Më të lexuarat

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se të hënën më datë 23 Prill 2012, duke filluar nga ora 11:15 deri në ora 12:00, organizon një protestë të qetë para dyerve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës.


Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që të zbulojnë burimet e tyre, thuhet në kumtesën e AGPK-së.

“Grumbullimi i protestuesve fillon nga ora 11:15. Që nga ora 11:30, në kohëzgjatje prej 15 minutash, protestuesit do të qëndrojnë në heshtje para legjislativit që me anë të votës së tyre përdhunuan deri në këtë masë Lirinë e Shtypit”.

Me anë të kësaj proteste kërkohet nga Presidentja e Kosovës që të mos e nënshkruaj Kodin Penal, përderisa i njëjti përmban nenet 37 dhe 38.

“Ftohen, gazetarët, kameramanët, fotoreporterët, redaktorët dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë të mediave anembanë Kosovës që t`i bashkohen kësaj proteste. Ftohen organizata që përfaqësojnë dhe punojnë me mediat që të na mbështesin në këtë protestë, e cila në mënyrë simbolike demonstron pakënaqësinë ndaj përdhunimit të të drejtave të të punësuarve në media”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.    /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit