0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Agjerimi si Kurim psikologjik

Më të lexuarat

Agjerimi si Kurim psikologjik
Agjërimi nuk shëron vetëm sëmundjet e trupit, pasi ai është detyrim i të Dijshmit e të Urtit, kështu që ai është i plotë e nuk ka mangësi. Më poshtë po paraqesim mendimin e një personi që ka provuar të agjërojë pa pasur asnjë lidhje me islamin.
Tom Bernez, student në shkollën “Kolombia”, dega gazetari, thotë:
“Unë e konsideroj agjërimin më shumë si një eksperience të thellë shpirtërore sesa trupore. Megjithëse fillova të agjëroj për të ulur peshën e tepërt, e kuptova që ai është shumë i dobishëm edhe për aktivitetin e trurit. Agjërimi ndihmon si në mënyrën e të menduarit, në lindjen e ideve të reja, ashtu edhe në përqendrimin e ndjenjave. Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i agjërimit në strehimin shëndetësor “Bulling”, kur ndieva që po kaloja një gjendje lartësimi shpirtëror të paimagjinueshme. Tani e bëj një gjë të tillë disa herë e në periudha kohore nga një deri në gjashtë ditë. Në fillim qëllimi ishte të pastroja trupin nga shëndeti i tepërt, por tani agjëroj për të pastruar edhe shpirtin tim nga tërë të metat që kanë ngecur në të gjatë jetës sime, sidomos pasi shëtita nëpër botë për disa muaj dhe pashë padrejtësitë në të cilën jetojnë shumë njerëz. Ndiej sikur jam përgjegjës në një mënyrë apo tjetër për atë që u ndodh atyre, kështu që agjëroj si falje për këtë. Kur agjëroj më ikën tërë dëshira për ushqim e tërë trupi ndien një rehati të madhe. Ndiej që shpirti im largohet nga kapriçot dhe ndjenjat e këqija si: lakmia, xhelozia, dëshira për sundim. Gjithashtu ndiej të largohen edhe disa gjëra që më ndjekin pas si: frika, luhatja, ndjenja e mërzisë. Tërë këto nuk i ndiej të ndikojnë tek unë gjatë agjërimit dhe gjej një mirëkuptim të mrekullueshëm me tërë njerëzit gjatë tij.”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit