8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Agjërimi, sekret i jetëgjatësisë “Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju.”

Më të lexuarat

Agjërimi, sekret i jetëgjatësisë “Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju.”
Trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim. Të gjithë e dimë se pas një pune të lodhshme nevojitet një periudhë pushimi dhe ky është muaji i Ramazanit. Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi. Agjërimi, shërim për shumë sëmundje Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin me kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet. Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: “Hani 2 herë (vakte) në ditë”. Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.
Ndryshimi mes agjërimit dhe ndenjes pa ngrënë Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme. Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mosdëmtimin e stomakut.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit