1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Agjërimi i Ramazanit është shkak për faljen e gjynaheve.

Më të lexuarat

Nga Ebu Hurejrah (radijAllahu anhu) përcillet se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan, fshijnë gjynahet që bëhen mes tyre, për sa kohë që robi është larguar nga gjynahet e mëdha.”

Po ashtu ka thënë Profeti (salAllahu alejhi ue selem): “Sprovimin e burrit në familjen e tij, pasurinë e tij, veten e tij, fëmijët e tij dhe në fqinjin e tij, të gjitha këto i shlyen agjërimi, namazi, urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga e keqja” (Bukhari 1895 dhe Muslimi 144).

Njeriu patjetër do të lërë mangët në hakun e këtyre gjërave të lartpërmendura, apo do të gabojë në  diçka prej tyre: në gruan, pasurinë, veten, fëmijët apo fqinjët e tij. Dhe këto gjynahe që ai bën kundrejt tyre, i fshin agjërimi, namazi, porosia për vepra të mira dhe ndalimi nga të këqiat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit