0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Agjentët rusë po punonin për rrëzimin e qeverisë Tsipras

Më të lexuarat

Rusët e dëbuar nga Greqia në fillim të kësaj jave synonin rrëzimin e qeverisë Tsipras, për të shkatërruar marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë dhe për të penguar anëtarësimin e vendit në NATO.

Zbulimi vjen nga prestigjiozja londineze ‘Financial Times’ dhe mediat greke, sipas të cilave shërbimet sekrete ruse e kishin shndërruar Aleksandropolin-një qytet në verilindje të Greqisë- në vatrën e aktivitetit për zgjerimin e influencës së Moskës në Europën Juglindore.

Dy diplomatët e dëbuar dhe dy persona të tjerë po rusë, të cilëve iu ndalua hyrja në Greqi ishin përpjekur të korruptonin 3 deputetë të ‘Grekëve të Pavarur’, aleati i dytë më i madh i koalicionit qeverisës.

Ata synonin të ushtronin influencë edhe mes klerit ortodoks dhe grupeve radikale të djathta.

‘Financial Times’ shkruan se një nga përpjekjet korruptive dështoi pasi u zbulua nga një oficer ushtarak në Aleksandropol, i cili informoi eprorët e tij.

Në këtë qytet ndodhet një qendër kulturore e financuar nga Moska, për shkak të pranisë së minoritetit rus. Banorët vendas thonë se me 20-30 mijë euro biznesmenët lokalë mund të korruptohen, për shkak të varfërisë që mbizotëron aty.

Pavarësisht se ministria e Jashtme ruse i mohoi akuzat, zyrtarët e qeverisë greke shprehen të indinjuar dhe thonë se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur as gjatë luftës së ftohtë, kur Greqia ruante marrëdhëniet e mira me Rusinë.

Zyrtarët e departamentit amerikan të shtetit thanë se ky rast është një tjetër fakt se Moska vijon të jetë e interesuar për zgjerimin e influencës destruktive në rajon, pas tentativave të ngjashme në Mal të Zi dhe Maqedoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit