-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Agjenda e mbledhjes së qeverive shqiptare në Tiranë

Më të lexuarat

Është zbardhur agjenda e takimit të qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare në Tiranë ditën e hënë.
 
Qeveritë shqiptare do të takohen sërish mes tyre më 23 mars, pas takimit të parë që u mbajt në Prizren në janar të vitit 2014.
Në këtë takim historik pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjes për të forcuar më tej lidhjen mes dy shteteve shqiptare në fushën e arsimit, ekonomisë etj.
 
Agjenda:
 
E hënë, 23 mars 2015
 
Ora 10:40 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve.
 
Ceremonia zyrtare e Mirëseardhjes.
 
Ora 11:00 – Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
 
Ora 12:00 – Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.
 
Ora 12:20 – Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
 
Në Pallatin e Kongreseve do të mundësohet një hapësirë për gazetarët shqiptarë dhe kosovarë. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit