-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në 14 fshatra të Maqedonisë lindore, shpërndau mjete dhe materiale bujqësore

Më të lexuarat

Koordinatori i zyrës së TIKA-s në Shkup, Teoman Tirjaki theksoi se me këtë projekt do të ndihmohen familjet me kushte jo të mira.
 
Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në 14 fshatra të Maqedonisë lindore, shpërndau mjete dhe materiale bujqësore për prodhimin e perimeve për 60 familje me të ardhura të ulëta.

Koordinatori i zyrës së TIKA-s në Shkup, Teoman Tirjaki, duke theksuar se me këtë projekt do të ndihmohen familjet me kushte jo të mira për jetesë dhe me të ardhura të ulëta, shtoi se ky projekt realizohet për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këto vende, si dhe punët e projektit në të ardhmen do të kontrollohen nga TIKA.

Përgjegjës i projektit, Tamer Idriz, duke falenderuar TIKA-n për aktivitetet që kryejnë, tha se projekti do të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të rajonit.
Ndërkohë, fermeri Orhan Fetoski u shpreh: “Një falënderim i madh i takon Turqisë. Shpresojmë rritje të ndihmave në të ardhmen sepse është e rëndësishme për rajonin tonë”.

Sipas tij, projekti për të pasur një vlerë më të lartë në treg se sa ato të perimeve sezonale të rritura në serrë gjatë muajve të dimrit, duhet të ketë mbrojtje të burimit të sistemit të ujitjes. Ai shtoi se kjo do të kontribuojë në ekonomin e familjeve, do të zvogëlojë koston e ujit dhe do të rrisë të ardhurat dhe zhvillimin ekonomik rajonal.

Në Strumicë, Vaselevë dhe Bosilovë, për fermerët janë shpërndarë 125 metër katror të përbërë me struktura metalike me 60 pajisje serrash, sistem të nevojshëm për ujitje, 35 mijë copë fidanë specash dhe 5 mijë fidanë domatesh lindore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit