0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Agjencia Kundër Korrupsionit kërkon shkarkimin e Selimit

Më të lexuarat

Agjencia Kundër Korrupsionit, (AKK), i ka kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj që të fillojnë procedurat e shkarkimit nga detyra të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimi.
Kjo kërkesë e AKK-së ka ardhur pasi që ekziston konflikti i interesit në rastin e Selimit, i cili ka figuruar si bashkëpronar në dy kompani private, shkruan gazeta “Tribuna”.

Ky i fundit ka deklaruar se tashmë ka përfunduar procedurat e tërheqjes së nënshkrimeve nga dy firmat ku ka qenë bashkëpronar, por një gjë e tillë nuk figuron edhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

Pavarësisht kërkesave të AKK-së, që nga fillimi i vitit 2012 që të largohet nga këto kompani, Selimi ende është bashkëpronar në kompaninë “Smart Consulting”, ndërsa është tërhequr si bashkëpronar nga kompania ‘Surf L.L.C shpk”.

Drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit, Hasan Preteni ka deklaruar për gazetën “Tribuna” se sa i përket rastit të Petrit Selimit, Agjencia ka vepruar në pajtim me ligjin.

“E kemi publikuar vendimin, e kemi dorëzuar rastin në Gjykatë dhe kemi kërkuar nga kryeministri dhe ministri që të fillojnë procedurat për shkarkimin e tij nga detyra”, ka thënë Preteni, duke shtuar se AKK-ja i ka ndjekur të gjitha veprimet ligjore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit