4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Agimi i Artë kundër xhamisë në Athinë

Më të lexuarat

Organizata djathtiste ekstreme greke Agim i Artë është kërcënuar se do të angazhojë 100 mijë njerëz për të kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në Athinë.

Zëdhënësi i kësaj organizate Ilijas Kasidijaris para ithtarëve në takimin e sotëm në Athinë i ka ofenduar dhe kërcënuar muslimanët duke thënë “Nëse në Greqi ndërtohet xhamia për kriminelët islamë, do të organizojmë frontin prej 100.000 grekëve të udhëhequr nga Agimi i Artë”.

Kërcënimi i “Agimi…” u bë pasi që Shoqata Myslimane e Greqisë gjatë vikendit kumtoi se ka marrë një mesazh të vrazhdë plot vulgarizim, në të cilin anëtarëve të saj u tërhiqet vërejtja që ta braktisin vendin ose do të theren si zogj pule”, transmeton AFP.

Policia po heton mesazhin me simbol të Agimit të Artë, organizata që imigrantët i akuzon për rënien e ekonomisë greke dhe që e ka ndër mend t’i largojë nga vendi.

Në Greqi jetojnë rreth 500 mijë myslimanë, përfshirë edhe bashkësinë e grekëve me origjinë turke që ka së paku 100 mijë pjesëtarë në verilindje të vendit.

Përkundër shumë premtimeve nga disa qeveri greke, ende nuk është siguruar ndërtimi i xhamisë. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit