0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Agani QKUK-së: Të respektohen bindjet religjioze

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani i ka kërkuar QKUK-së që të respektojë bindjet religjioze të pacientëve. Përmes një shkrese ai i ka kërkuar drejtorit të QKUK-së, Njazi Gashi, që femrat me shami në repartin e Gjinekologjisë të trajtohen vetëm nga ekipi mjekësor i përbërë prej femrave.

Ky veprim i Ministrisë së Shëndetësisë nga drejtuesit e QKUK-së është pritur me befasi, pasi sipas tyre kjo bie ndesh me etikën mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë, i ka kërkuar që QKUK që të organizojë punën në Klinikën e Gjinekologjisë në atë mënyrë që të respektohen bindjet religjioze të pacienteve.

Përmes një shkrese që i ka dërguar drejtorit të QKUK-së, Njazi Gashi, i ka kërkuar atij që femrat me shami në repartin e Gjinekologjisë të trajtohen vetëm nga ekipi mjekësor i përbërë i përbërë prej femrave.

Abdullah Klinaku, këshilltar për informim i ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë se kjo është bërë për të zbatuar ligjin.

“Kemi konsideruar se është i nevojshëm dërgimi i këtyre shkresave pas disa ankesave që kanë ardhur nga gra të caktuara që kanë ndier nevojën për shfrytëzimin e të drejtës ligjore që i siguron ligji përkatës”, theksoi ai./rtk/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit