Fjalori i presidentës së Kosovës, në mënyrë patronizuese dhe me një fuqi monarku nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Prandaj, kërkojmë nga ajo që të mos tejkalojë kompetencat e saja kushtetuese dhe të ketë ndjeshmëri dhe maturi shumë më të madhe kur janë në pyetje vlerat kulturore të qytetarëve të besimit Islam që paraqesin shumicën absolute të vendit tonë.
Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, në një tubim elektoral para qytetarëve të Rahovecit, duke ripërsëritur edhe njëherë se në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim, populli i Kosovës nuk do të lëshojë pe para përpjekjeve të inxhinieringut politik dhe kulturor që ka për qëllim ndryshimin e vlerave të traditës së tij kombëtare dhe fetare
“Presidentja e vendit del dhe deklarohet në nëj mënyrë patronizuese me një fuqi të një monarku, në një sistem demokratik kushtetues se kurrë nuk do të lejohet shamia në shkollë. Ky fjalor është i huaj për një shoqëri demorkatike, për nëj shoqëri me rend kushtetues. Është fjalor që i takon kohës së kaluar. Dëshiroj të kuptoj se ka qenë moment i një gabimi, i një emocioni të motivuar dhe që ka qenë fjala për një moment të një gabimi.
Agani tha se një qëndrim i tillë bjen në kundërshtim të plotë me normën dhe kauzën e konceptet e Partisë së Drejtësisë, e cila synon që në themelet e shtetndërtimit të vendoset respektimi për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Bartësi i listës së PD-së për asamblenë komunale të Rahovecit, Xhihad Vucitërrna, para elektoratit në Rahovec ka potencuar se Partia e Drejtësisë ka qenë dhe do të mbetët zëri i qytetarëve të Komunës së Rahovecit dhe kështu do të veprojë edhe në mandatin e ardhshëm. Mirëpo për ta jetësuar këtë qëllim, bartësi i listës së PD-së për asamblenë komunale të Rahovecit, Xhihad Vucitërrna, ka kërkuar nga bashkëqytetarët që më tre nëntor të votojnë numrin 70, duke premtuar se do të angazhohen edhe më tutje për të zgjidhur problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune.
“Edhe pse përfaqësuar vetëm me një këshilltar Partia e Drejtësisë ka qenë gjithmon e përkushtuar dhe ka pas vullnet të fuqishëm që këkresat dhe ptroblemet që qytetarët i kanë në komunën tonë t’i adresojë në asamblenë komunale sa më denjësisht që është e mundur. Partia e Drejtësisë ka pas gjithmon guxim dhe përkushtim që juve qytetarëve të komunës së Rahovecit t’ju ofrojë një ambient të shëndetshëm për t’i rritur fëmijët tuja në një ambient që do të krijojë një shoqëri të zhvilluar”, ka pohuar ai.
Me këtë rast u prezantuan edhe 16 kandidatët nga PD-ja të cilët garojnë për asamblenë komunale të këtij qyteti./a.time/kohaislame