9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Aga Imeri apo Ymer Agë Ulqini

Më të lexuarat

Ymer Agë Ulqini apo Aga Imeri është një këngë popullore në të cilën përshkruhen vetit e popullsisë vendase të rrethit të Ulqinit. Në qendër të këngës gjendet besa dhe kuptimi i saj në frymën shqiptare. Në këngë i këndohet personazhit të quajtur Imer, një agallarë i cili merr pjesë në luftë dhe pas disa dështimeve zihet rob. Mirëpo kjo i kushtonte atij; Imeri i kishte dhënë besën gruas së tij që do të kthehej brenda tri viteve ose në të kundërtën ajo kishte pëlqimin e tij që brenda tri ditëve pas kalimit të besës të martohej me dikë tjetër.
Aga Imeri i jep besën bijës së mbretit që nëse e lirojnë të zgjidhë problemet familjare, për të cilat e kishte njoftuar një i burgosur, ai do të kthehej përsëri. Në ditën e kthimit në vendlindje Imeri takon rrugës dasmorët që përcillnin gruan e tij për nuse me ç’rast ai i bindë dasmorët se kishte të drejtë ta mbante nusen pasi që ajo ishte gruaja e tij. Kur Aga Imeri zgjedhë problemet familjare, kthehet në burgun e mbretit për ta vazhduar dënimin. Mirëpo mbreti i befasuar me besnikërinë e Imerit, e liron atë nga burgu dhe ai kthehet në vendlindje te nusja e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit